Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që i hap rrugë themelimit të një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përveç hetimit të këtij rasti tragjik, rezoluta përmban një paketë masash institucionale që synojnë parandalimin e dhunës në shoqëri. Ndër pikat kryesore të miratuara janë:
-Krijimi i një linje falas për këshillimin e çifteve dhe familjeve në vështirësi.
-Ofrimi i shërbimeve të specializuara për të parandaluar sjelljet e dhunshme dhe përsëritjen e tyre.
-Nisja e edukimit dhe këshillimit psikologjik kundër dhunës që në adoleshencën e hershme.
Procesi i votimit u shoqërua me debate dhe braktisje të sallës nga disa deputetë, gjë që shkaktoi reagimin e ashpër të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo e cilësoi si të pakuptimtë veprimin e ligjvënësve që ngritën akuza gjatë fjalimeve por nuk qëndruan për të votuar, duke theksuar se secili duhet të mbajë përgjegjësinë e tij.
Publikuar:




