PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
27.10.2026

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, sot për vizitë zyrtare në Shkup

◉ 10 lexime
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, sot për vizitë zyrtare në Shkup

​Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerët më të lartë të shtetit fqinj dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.
​Sipas njoftimit zyrtar për media, Haxhiu do të pritet me ceremoni të larta shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Pas ceremonisë së pritjes, dy kryeparlamentarët do të zhvillojnë një takim bilateral për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.
​Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Kosovës do të realizojë takime të ndara me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova si dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.
​Pjesë e rëndësishme e agjendës së Haxhiut do të jenë edhe takimet me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, për të diskutuar rreth sfidave dhe mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë.
​Gjithashtu, agjenda parashikon edhe një vizitë kulturore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.
​Kjo vizitë vjen në kuadër të vazhdimësisë së kontakteve të ngushta institucionale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dy vendet fqinje, që gëzojnë marrëdhënie diplomatike që nga viti 2008 kur Shkupi njohu pavarësinë e Kosovës, vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë në një sërë fushash me interes të përbashkët.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.