Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ofruar sot dorëheqjen nga posti i tij drejtues, kërkesë e cila është pranuar nga Kryeministri Albin Kurti. Me pranimin e kësaj kërkese, kreu i ekzekutivit e liroi zyrtarisht Hoxhën nga detyrat e tij në krye të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me procedurat ligjore dhe pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka emëruar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Përmes një komunikate zyrtare, Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e treguar nga Gazmend Hoxha gjatë gjithë mandatit të tij në udhëheqjen e institucionit kryesor të rendit dhe sigurisë në vend.
#LajmiIFundit #Policiakështetit #PoliciaeKosoves #AlbinKurti #GazmendHoxha #FehmiHoti #XhelalSvecla #QeveriaEKosovës #QeshPakTV #Lajme
Publikuar:




