Një operacion policor i shkallës së lartë të sigurisë është zhvilluar sot në kryeqytet, duke çuar në prangosjen e dy personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni është planifikuar dhe ekzekutuar në zonën e frekuentuar të “Rrugës B” në Prishtinë. Në terren kanë zbarkuar forcat e Njësisë Speciale Intervenuese (FIT / NJSI) – elita e Policisë së Kosovës – të cilat kryen ndërhyrjen e shpejtë dhe neutralizimin e të dyshuarve pa lënë hapësirë për rezistencë apo rrezikim të qytetarëve përreth.
Të dyshuarit janë vënë menjëherë nën pranga dhe janë shoqëruar në stacionin policor nën masa të rrepta sigurie. Aktualisht ata po i nënshtrohen procedurave të intervistimit nga hetuesit kompetentë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për caktimin e masave të mëtejshme ligjore.
#LajmiIFundit #Prishtinë #RrugaB #NjesiaFIT #NJSI #PoliciaeKosoves #AksionPolicor #QeshPakTV #Lajme #Siguri
Publikuar:




