Aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgı Coşkun, ka rikthyer me forcë zërat për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri, pas një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram teksa ndodhej në Prishtinë.
Gjatë lëvizjes me veturë në rrugët e kryeqytetit, aktorja ka xhiruar një sekuencë të shkurtër ku në kuadër shfaqet dora e një personi që ndodhej pranë saj. Syri i vëmendshëm i fansave dhe mediave rozë ka fiksuar menjëherë tatuazhin karakteristik në dorë, i cili përputhet tërësisht me atë të Butrint Imerit.
Lidhja mes tyre që po komentohet në Kosovë dhe Turqi
Zërat për afrimitetin e dyshes kishin nisur që në verë, kur Su Burcu u pa e pranishme në promovimin privat të albumit të Butrintit. Ndonëse më pas u aludua për një ftohje të marrëdhënieve, ndjekja e fundit e njëri-tjetrit në Instagram dhe prania e saj në Prishtinë dëshmojnë se raporti mes tyre po vazhdon të jetë shumë i ngushtë.
Pavarësisht aludimeve dhe interesit të jashtëzakonshëm të mediave si në Ballkan ashtu edhe në Turqi, as Butrinti dhe as aktorja turke nuk kanë pranuar të japin ende një konfirmim zyrtar.
#LajmiIFundit #ButrintImeri #SuBurcuYazgiCoskun #Prishtine #Showbiz #Ekskluzive #QeshPakTV #Lajme #VIP #Rozë
Publikuar:

