Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një takim i nivelit të lartë ku në fokus të diskutimeve ndodhen zhvillimet më të fundit politike në vend dhe përgatitjet strategjike për procesin e ardhshëm zgjedhor.
Në hyrje të mbledhjes, vëmendjen e mediave e ka marrë deklarata e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. E pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi lidhur me spekulimet nëse partia mund të diskutojë apo shqyrtojë një ndryshim të mundshëm në postin e kryetarit, Haxhiu ka shuar çdo dilemë, duke e cilësuar lidershipin e Albin Kurtit të padiskutueshëm.
“Nuk ka asnjë arsye për ndryshim”
Haxhiu theksoi se kryetari aktual jo vetëm që gëzon mbështetje unanime brenda strukturave, por mbetet politikani me peshën më të madhe elektorale në vend:
“Është e rëndësishme që të fillojmë një proces të mirë zgjedhor. Kryetari i VV-së ka mbështetjen më të madhe qytetare. Nuk shoh asnjë arsye që VV-ja të bëjë diçka në këtë drejtim, pasi është personi më i votuar në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu para gazetarëve.
Kryeparlamentarja bëri të ditur gjithashtu se organet drejtuese të Vetëvendosjes do t'i njoftojnë mediat dhe opinionin publik mbi të gjitha vendimet dhe qëndrimet e miratuara sapo të përmbyllet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
#LajmiIFundit #Vetevendosje #AlbinKurti #AlbulenaHaxhiu #KeshilliiPergjithshem #Politike #Kosovë #Zgjedhjet #QeshPakTV #Lajme
Publikuar:




