PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
31.10.2026

HARADINAJ SHEt “LEKSIONE” PËR EKONOMINË, POR HISTORIA S’HARRON

◉ 16 lexime
HARADINAJ SHEt “LEKSIONE” PËR EKONOMINË, POR HISTORIA S’HARRON

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vendosur t’i rikthehet retorikës për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar që sektori privat dhe kushtet e favorshme për investitorët e huaj të jenë prioritet i Qeverisë. Në një prononcim për media, Haradinaj foli për nevojën e bashkëpunimit me bizneset, sigurinë për investitorët dhe uljen e kostos së jetesës.

Mirëpo, ky leksion i vonuar i ish-kryeministrit përplaset fort me realitetin e hidhur të qeverisjes së tij, e cila në memorien e qytetarëve ka mbetur si një nga periudhat më të errëta të zhvatjes së buxhetit dhe skandaleve të njëpasnjëshme korruptive.

“Leksionet” e Haradinajt përballë të kaluarës së tij:
53 milionë euro për “Bechtel-Enka”: Paratë e taksapaguesve kosovarë u avulluan me një nënshkrim, aferë kjo që përfundoi me dënimin e ish-ministrit të tij, Pal Lekaj.

60 milionë euro falje borxhesh: Ambalazhuesve të ujit iu fshinë miliona euro detyrime ndaj shtetit me një vendim arbitrar qeveritar.

8,200 hektarë tokë Malit të Zi: Pasi e kallën vendin dhe hodhën gaz lotsjellës në Kuvend kundër demarkacionit, sapo u ul në karrigen e kryeministrit, Haradinaj e votoi vetë marrëveshjen.

Kafet me Milan Radoiçiqin në zyrën e kryeministrit: Njeriu që sot kërkohet për terrorizëm në Banjskë, gjatë mandatit të Haradinajt pritej si mik nderi dhe vendimmarrës brenda institucioneve të Kosovës.

Dyfishimi i pagës për veten: Arsyetimi banal për rritjen e luksit vetjak mbetet i paharrueshëm: "Më duhen kravata e këmisha".

Mbi 19,000 veteranë të rremë dhe sulmi ndaj drejtësisë: Fryrja e listave të veteranëve me mijëra persona të rremë dhe problemi me prokurorin Elez Blakaj s sapo ai filloi hetimet.

Qeveria e rekordeve me mbi 80 zëvendësministra: Shpërdorim masiv i parasë publike dhe zbrazje e pakontrolluar e rezervave shtetërore për rehatimin e militantëve partiakë.

Skandalet me ryshfet e dënime: Nga afera e patentë-shoferëve me dhjetëra të arrestuar, arrestimi e dënimi i zv/ministrit Musa Cena për ryshfet, e deri te dënimi i Meliza Haradinajt për fshehje pasurie dhe vjedhje votash brenda vetë partisë.

Pasurimi i pashpjegueshëm: Ndërtimi e blerja e vilave luksoze në Golem e lagje elitare në Kosovë, të financuara nga individë që gjithë jetën deklaruan vetëm paga shteti, si dhe skandale tjera.

Teksa Haradinaj kërkon llogari dhe flet për mirëqenien e qytetarëve, qytetarët nuk e kanë harruar se pikërisht vendimet e tij lanë pasoja të rënda financiare dhe institucionale në kurriz të arkës së shtetit.

#LajmiIFundit #RamushHaradinaj #AAK #Skandale #Ekonomia #BechtelEnka #Radoicic #Kosove #QeshPakTV #Lajme

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.