Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për plotësimin e stafit drejtues në dikasterin e Shëndetësisë, duke emëruar zyrtarisht Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres.
Podrimja, e cila vjen nga radhët e komunitetit egjiptian dhe njihet për angazhimin e saj publik si nënkryetare e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), do t'i bashkohet ekipit ekzekutiv të ministrisë për të ndihmuar në zbatimin e politikave shëndetësore dhe përfaqësimin e komuniteteve në kuadër të qeverisjes.
Kryeministria njofton se Kurti i ka uruar zëvendësministres së re suksese në detyrën e saj dhe në përmbushjen e përgjegjësive të reja shtetërore.
LajmiIFundit #AlbinKurti #EdonaPodrimja #MinistriaEShendetesise #QeveriaEKosoves #Shendetesia #Kosove #QeshPakTV #Lajme
Publikuar:




