Një operacion i përbashkët dhe tejet profesional i Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë për Inteligjencë (AKI) ka rezultuar me shkatërrimin e një grupi kriminal ndërkombëtar të ndërlidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë këtij aksioni të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e ndarë në 62 paketime, vlera e tregut të së cilës llogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe blerjes, posedimit, shpërndarjes e shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Institucionet e sigurisë theksojnë se angazhimi për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve do të vazhdojë të rritet me edhe më shumë vendosmëri. Mesazhi nga strukturat e sigurisë është i prerë: Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zonë e sigurt për kriminelët apo për aktivitetet që rrezikojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe rendin publik.
#LajmiIFundit #PoliciaEKosoves #AKI #Prokuroria #OperacionAntidrogë #Heroinë #Kosove #QeshPakTV #Lajme
Publikuar:




