Njoftim i rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve në Maqedoninë e Veriut: Nga kjo e shtunë, 15 nëntor, hyn zyrtarisht në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në trafik – policia paralajmëron kontrolle të rrepta dhe gjoba prej 45 eurosh për shkelësit, pavarësisht kushteve atmosferike
Të gjithë shoferët në Maqedoninë e Veriut duhet të përgatisin automjetet e tyre para kësaj fundjave, pasi nga dita e shtunë, 15 nëntor, nis zbatimi i detyrimit ligjor për pajisjet dimërore. Ky rregull do të mbetet në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm dhe vlen për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, pavarësisht nëse në rrugë ka borë, akull apo mot të kthjellët.
Policia do të zbarkojë në terren për të kryer kontrolle të rregullta, ndërsa çdo drejtues automjeti që nuk i përmbush kriteret e përcaktuara me ligj do të ndëshkohet me gjobë në vlerë prej 45 eurosh (në kundërvlerë në denarë).
Çfarë pajisjesh duhet të keni patjetër në automjet:
Për automjetet me peshë deri në 3.500 kg: Duhet të jenë të pajisura me goma dimërore në të katër rrotat (me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash), ose me goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash të shoqëruara detyrimisht me zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
Për automjetet me tërheqje në katër rrota (4×4): Kërkohen goma dimërore me thellësi minimale të profilit prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.
Autoritetet apelojnë te të gjithë qytetarët që t'i përshtatin automjetet me kohë, jo vetëm për të shmangur gjobat, por mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.
#MaqedoniaEVeriut #Trafiku #PajisjetDimërore #Policia #Shoferët #Gjoba #SiguriaNëRrugë #Lajme #Aktualitet #LajmiIFundit
Publikuar:




