PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
12.11.2026

Matoshi: Kurti e fitoi kauzën e UÇK-së, k’ta tash mujn me i ra fyllit

◉ 16 lexime
Matoshi: Kurti e fitoi kauzën e UÇK-së, k’ta tash mujn me i ra fyllit

Analisti politik Halil Matoshi ka vlerësuar se nisma e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ligjin lidhur me Gjykatën Speciale ka përfunduar politikisht në favor të kryeministrit Albin Kurti. Deklaratën Matoshi e ka dhënë gjatë diskutimit në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Sipas Matoshit, ndonëse Presidentja e ka kthyer ligjin në Kuvend, zhvillimet rreth kësaj nisme ia kanë mundësuar Kurtit ta përvetësojë politikisht kauzën, duke e lënë opozitën pa rezultat konkret.

“Unë mendoj që kjo kauzë e nisur prej PDK-së, do të thotë si sponsorizuese e ligjit, përfundoi si kauzë e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. E mori praktikisht edhe kauzën e UÇK-së në Hagë, e fitoi Albin Kurti, këta tash mund me i ra fyellit, thonë te ne”, ka deklaruar Matoshi.

“Ia qitën topin në fushën e Albin Kurtit”

Duke analizuar veprimet e partive opozitare, Matoshi ka thënë se ato i kanë krijuar hapësirë kreut të ekzekutivit që ta shfrytëzojë situatën në favor të tij.

“S’po hyj me qëllimin e tyre, po de facto edhe de jure, topin ia kanë qitur në fushën e Albin Kurtit, i cili ka luajtur ashtu qysh ka luajtur, edhe e ka fituar këtë kauzë, këtë betejë me opozitën”, është shprehur ai.

Roli i Presidentes dhe qëndrimi i AAK-së

Në të njëjtin diskutim, Matoshi ka komentuar edhe rolin e Presidentes dhe qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në raport me PDK-në. Ai ka theksuar se Presidentja ka pasur mundësi edhe të heshtë dhe ligji të hynte në fuqi, por vendosi ta kthejë atë në Kuvend, duke shtuar se nuk ka informacione të sakta për presionin brenda PDK-së.

Sa i përket lëvizjeve në opozitë, Matoshi ka vërejtur se AAK-ja ka mbajtur një qëndrim tjetër nga pjesa tjetër e ish-opozitës duke u rreshtuar me PDK-në, ndërsa për vetë ligjin u shpreh skeptik që nga fillimi se mund të prodhojë rezultat.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.