SOT NË LLAPUSHNIK TË DRENASIT ZBULOHEN BUSTET E SKËNDERBEUT, ADEM JASHARIT DHE PJETËR BOGDANIT!
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave madhore të historisë kombëtare shqiptare — Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Pjetër Bogdanit — sot, e diel, në Llapushnik të Drenasit do të organizohet një akademi përkujtimore dhe ceremoni solemne duke nisur nga ora 14:00.
Në këtë ngjarje të veçantë kulturore e kombëtare do të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, anëtarë të familjes Jashari, historianë, studiues dhe artistë të njohur.
Programi i plotë i akademisë përkujtimore dhe zbulimit të busteve:
– Fjalët përshëndetëse dhe kumtesat historike: Të pranishmëve në sallë do t'u drejtohen me fjalë përshëndetëse kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vikari ipeshkvor në Llapushnik, Don Anton Ukaj, si dhe përfaqësues nga familja Jashari. Më pas, kumtesa shkencore e historike mbi rëndësinë e këtyre tri figurave kombëtare do të mbajnë historiani Paulin Zefi, shkrimtari Ndue Ukaj dhe profesori Blerim Latifi.
– Programi artistik dhe zbulimi solemn i busteve: Akademia, e cila do të moderohet nga gazetari Nikollë D. Ukaj, do të pasurohet me pjesë teatrale nga aktori i mirënjohur Xhevat Limani, si dhe me interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj, sopranoja Besiana Qani Mehmeti dhe pianistja Magdalena Sedaj. Kulmi i aktivitetit do të jetë zbulimi solemn i busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit, shoqëruar me interpretimin e tenorit Shkodran Tolaj, për t'u përmbyllur me një aperitiv për të gjithë të pranishmit.
#Llapushnik #Drenas #Skënderbeu #AdemJashari #PjetërBogdani #Kosova #Kulturë #Aktualitet #LajmiIFundit #Lajme
Publikuar:





