Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të plotë për rrugëtimin e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Përmes një deklarate të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Sveti Stefan të Malit të Zi, u theksua qëndrimi i kancelarit gjerman, Friedrich Merz, mbi domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së.
Ambasada nënvizoi se bashkëpunimi rajonal po jep tashmë rezultate të prekshme për qytetarët, të cilat përkthehen në lehtësira tregtare, njohje të kualifikimeve profesionale dhe në hapjen e mundësive të reja për rininë.
Në përfundim të reagimit, misioni diplomatik falënderoi Malin e Zi për organizimin dhe programin gjithëpërfshirës gjatë kryesimit të tij. Njëkohësisht, ajo i uroi suksese Austrisë, e cila do të marrë stafetën e radhës me një fokus të veçantë te të rinjtë, procesi i pajtimit dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal.
Publikuar:




