PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
24.10.2026

Frika nga përshkallëzimi: Policia blindon kryeqytetin me 2,000 forca

◉ 10 lexime
Frika nga përshkallëzimi: Policia blindon kryeqytetin me 2,000 forca

Kryeqyteti ndodhet nën masa të rrepta sigurie ditën e sotme, teksa në orën 14:00 pritet të nisë një protestë mbarëkombëtare, e cila parashikohet të ketë një pjesëmarrje masive. Për shkak të incidenteve dhe tensioneve që shënuan tubimet e javës së kaluar, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e trazirave të reja.

Për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur çdo akt dhune, rreth 2,000 forca të policisë janë angazhuar në terren. Këtë herë, uniformat blu po zbatojnë një strategji të ndryshuar operacionale: theksi është vënë te moslejimi i grumbullimit të protestuesve në një pikë të vetme, një taktikë kjo që synon të parandalojë përshkallëzimin e situatës.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.