PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
24.10.2026

Gjermania ashpërson rregullat e testit të gjuhës për migrantët

◉ 15 lexime
Gjermania ashpërson rregullat e testit të gjuhës për migrantët

Duke filluar nga 1 nëntori, Gjermania do të aplikojë rregulla më të ashpra për testin e gjuhës gjermane për migrantët (DTZ), me qëllim parandalimin e mashtrimeve.

Ministria e Brendshme ka ndryshuar mënyrën e vlerësimit për t'u pajisur me certifikatën e nivelit B1. Sipas rregullave të vjetra, kandidatëve u mjaftonte të arrinin nivelin B1 në pjesën me gojë dhe vetëm në njërën nga dy pjesët me shkrim (dëgjim/lexim ose shkrim). Me ndryshimet e reja, kandidatët duhet të demonstrojnë njohuri në të tria seksionet e provimit. Për të fituar certifikatën B1, rezultati më i dobët në secilën nga pjesët nuk mund të jetë nën nivelin A2; nëse një pjesë lihet bosh ose ka vlerësim shumë të ulët, kandidati mbetet në klasë pavarësisht rezultateve të mira në seksionet e tjera.

Ky vendim pason raportimet e rasteve abuzive, ku kandidatët kopjonin nga interneti përgjigjet e dëgjimit dhe leximit, e linin bosh pjesën e shkrimit, dhe sërish arrinin të kalonin testin. Certifikata DTZ e nivelit B1 është një kusht thelbësor për të përfituar lejen e qëndrimit të përhershëm dhe nënshtetësinë gjermane. Këto kufizime të reja zbatohen ekskluzivisht për këtë test dhe nuk prekin certifikatat e tjera gjuhësore.

Statistikat e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) tregojnë se nga 318,550 persona që iu nënshtruan testit vitin e kaluar:

55% (175,193 persona) arritën nivelin B1.

32.2% (102,663 persona) arritën nivelin A2.

12.8% (40,694 persona) mbetën nën nivelin A2.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.