Policia e Shtetit njoftoi se pesë efektivë mbetën të plagosur nga goditjet me mjete të forta, molotovë dhe lëndë piroteknike gjatë protestës së dhunshme të 24 tetorit në Tiranë.
Autoritetet kanë nisur hetimet përmes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e lëndimit në sy të një 28-vjeçari me inicialet E. V. gjatë përplasjeve. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka pezulluar nga detyra inspektorin e forcave “Shqiponja”, A. K., pasi pamjet e publikuara në media treguan përdorim joproporcional të forcës dhe tejkalim të kompetencave nga ana e tij.
Në reagimin zyrtar, policia shprehu keqardhje për të gjithë qytetarët, gazetarët dhe efektivët e lënduar, duke theksuar vendosmërinë për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit, të drejtave të njeriut apo standardeve profesionale nga punonjësit e saj.
Publikuar:




