Policia e Kosovës ka vënë në pranga Albert Sylajn, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.
Operacioni i arrestimit u zhvillua rreth orës 23:40 në qytetin e Deçanit, pas hetimeve intensive në terren dhe ndihmës së marrë nga qytetarët.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuari dyshohet se e goditi viktimën për vdekje me sëpatë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke qenë në kërkim policor që nga ajo ditë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, lokalizimi i Sylajt u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, të cilët institucioni i sigurisë i falënderoi publikisht për ndihmën e dhënë. Policia theksoi gjithashtu se procedurat e mëtejshme po kryhen në bashkëpunim me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Publikuar:




