PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
23.10.2026

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

◉ 12 lexime
Albulena Haxhiu

Kuvendi i Kosovës do ta ketë fjalën e fundit lidhur me fatin e Ligjit për Gjykatën Speciale, pas vendimit të Presidentes Justina Shiroka Pula për ta rikthyer atë në organin legjislativ. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, konfirmoi se institucioni që ajo drejton do të marrë vendimin përfundimtar.
Megjithatë, ajo sqaroi se, bazuar në një aktgjykim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, ky ligj nuk mund të pësojë ndryshime apo të amendamentohet.
Haxhiu paralajmëroi gjithashtu se procedurat parlamentare për shqyrtimin e draftit të rikthyer do të nisin të hënën, ku hapin e parë do ta hedhë Komisioni për Legjislacion.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.