PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
21.11.2026

Kamerat „Safe City“ me funksion të ri nga dhjetori: Kujdes!

◉ 13 lexime
Kamerat „Safe City“ me funksion të ri nga dhjetori: Kujdes!

NGA FILLIMI I DHJETORIT, KAMERAT „SAFE CITY“ NDOQIN EDHE PARKIMIN E PARREGULLT: GJOBAT DO T’U DËRGOHEN SHOFERËVE NË MËNYRË ELEKTRONIKE!

Duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor, sistemi inteligjent i kamerave „Safe City“ do të zgjerojë funksionet e tij në trafik, duke regjistruar dhe ndëshkuar automatikisht edhe drejtuesit e automjeteve që ndalojnë ose parkojnë në mënyrë të parregullt.

Kështu, krahas tejkalimit të shpejtësisë dhe kalimit në dritën e kuqe të semaforit, kamerat e instaluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do tëevidentojnë çdo shkelje që pengon qarkullimin e rregullt rrugor.

Si do të funksionojnë kontrollet e reja dhe çfarë duhet të dinë shoferët:

– Gjoba automatike dhe njoftim elektronik pa ndalim nga policia: Kontrollet do të zbatohen në rrugët kryesore dhe bulevardet ku janë vendosur kamerat dhe ku ekzistojnë kushtet teknike. Shoferët nuk do të ndalohen në terren nga policia për shqiptimin e dënimit, pasi sistemi do ta regjistrojë shkeljen automatikisht, ndërsa njoftimet për gjobat do t'u dërgohen pronarëve të veturave në mënyrë elektronike.

– Dallimi mes kolonës dhe parkimit të parregullt: Autoritetet bëjnë të ditur se sistemi është programuar në mënyrë të avancuar për të bërë dallimin mes parkimit të parregullt dhe ndalimit të përkohshëm të detyruar nga kolonat, semaforët e kuq apo pritjet në kryqëzime.

– Qëllimi i masës së re: Me aktivizimin e këtij funksioni synohet lehtësimi i qarkullimit në akset më të frekuentuara dhe parandalimi i bllokimit të korsive të trafikut, shtigjeve të biçikletave dhe vendkalimeve për këmbësorë.

#SafeCity #Trafiku #MPB #Gjoba #MaqedoniaEVeriut #Shkup #Aktualitet #LajmiIFundit #Lajme

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.