Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë, duke u shprehur se për më shumë se 10 vjet vazhdojnë kritikat për këtë sektor. Në një prononcim për media, Kurti deklaroi se drejtësia nuk është e drejtë dhe se mund të quhet "drejtësi e shtrembër", duke bërë thirrje që ajo duhet të drejtohet. Për Kryeministrin, ky "drejtim" i sistemit do të thotë hetime për vetë hetuesit, aktakuza për prokurorët dhe gjykime për gjykatësit.
Ai shtoi se nëse deri më tani kjo është parë si një çështje e rëndësishme, tani duhet të konsiderohet si urgjente. Në lidhje me zbardhjen e rastit të vrasjes së fundit, Kurti e cilësoi Arlinda Zekajn si "dëshmore e betejës për drejtësi në Republikën e Kosovës". Për të ndriçuar këtë ngjarje deri në fund dhe për të gjetur dështimet në secilën hallkë të zinxhirit institucional, ai theksoi se Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë i kanë mbetur edhe 54 orë kohë (nga 72 orë që u ishin dhënë një ditë më parë) për të sjellë raportin përkatës.
Kurti theksoi se do të merren masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret dhe se tani "shpejtësia është kryesore". Krahas këtij rasti, ai ngriti alarmin edhe për shumë raste të ngjashme në Kosovë, ku gratë viktima të dhunës vazhdojnë të mbeten të rrezikuara nga kërcënuesit e tyre të vjetër e të rinj, duke kërkuar që ato të mbrohen
Publikuar:




