Aktivistë të Lëvizjes "Revolta" kanë zhvilluar një aksion simbolik përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, vetëm pak orë para fillimit të ceremonisë së diplomimit për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës.
Gjatë aksionit, aktivistët vendosën një imazh montazh të një polici me fytyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilit i kishin vendosur një kapelë të kuqe. Përmes një komunikate, lëvizja vuri në dukje se për kadetët e rinj sot do të duhej të ishte dita e pestë e punës në shërbim, por sipas tyre, diplomimi u shty nga 1 nëntori për shkak të dështimit të ministrisë për të siguruar kapelat ceremoniale.
Sipas "Revoltës", zgjidhja e gjetur pas pesë ditësh vonese nuk ka ardhur nga furnizimi me pajisje të reja, por përmes huazimit të kapelave nga zyrtarët policorë që tashmë janë në detyrë: “Jo sepse me 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonis
#PoliciaEKosovës #XhelalSveçla #LëvizjaRevolta #Gjenerata63 #QeveriaEKosovës #Prishtinë #Protestë #LajmiIFundit #Aktualitet #Kosovë
Publikuar:




