PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
06.11.2026

Lajm i madh për mërgatën dhe udhëtarët për roaming-un

◉ 19 lexime
Lajm i madh për mërgatën dhe udhëtarët për roaming-un

Komisioni Evropian ka nisur zyrtarisht negociatat dypalëshe për të përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor — Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë — në regjimin e Bashkimit Evropian “Roam Like at Home”.

Ky vendim vjen në vijimësi të zotimit të bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajon në tetor të vitit 2026, si dhe pas autorizimit të dhënë nga Këshilli i BE-së në qershor të po këtij viti. Pasi marrëveshjet të finalizohen dhe legjislacioni vendor të harmonizohet plotësisht me normat evropiane, Komisioni do t’i kërkojë Këshillit të BE-së miratimin formal për zgjerimin e kësaj zone.

Zbatimi i plotë i kësaj nisme do t’u garantojë qytetarëve që lëvizin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor mundësinë për të kryer thirrje, dërguar mesazhe dhe shfrytëzuar internetin mobil me çmimet standarde vendore, pa asnjë tarifë shtesë. Marrëveshjet e reja do të mbështeten mbi strukturën e Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit, duke i dhënë një shtysë konkrete integrimit ekonomik dhe afrimit të rajonit me tregun e përbashkët evropian.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.