PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
27.10.2026

Supremja i mbyll derën Blerim Isufajt: Hidhet poshtë ankesa kundër largimit nga detyra

◉ 8 lexime
Supremja i mbyll derën Blerim Isufajt: Hidhet poshtë ankesa kundër largimit nga detyra

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për largimin e tij nga pozita udhëheqëse.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar se ankesa nuk i plotëson kushtet ligjore për t'u shqyrtuar në këtë instancë të lartë, pasi rasti nuk ka të bëjë me përgjegjësi disiplinore. Sipas Gjykatës, vendimi i KPK-së i datës 2 tetor 2026 për largimin e tij është nxjerrë bazuar në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe përbën një akt individual me karakter administrativ, jo një vendim disiplinor. Supremja theksoi se fakti që një vendim ndërpret ushtrimin e funksionit, nuk e kthen atë automatikisht në masë disiplinore nëse nuk është zhvilluar një procedurë e tillë.

Për rrjedhojë, Gjykata Supreme e ka udhëzuar ankuesin se ligjshmëria e këtij vendimi duhet të kontestohet përmes procedurës së konfliktit administrativ në gjykatën përkatëse më të ulët, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe këshillën juridike që përmbante vetë vendimi i KPK-së.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.