Raportimet e orëve të fundit nga mediat iraniane bëjnë me dije se forcat amerikane kanë goditur një strukturë për lëshimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ishullin Qeshm, në jug të Iranit. Në të njëjtën kohë, në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme dhe është aktivizuar menjëherë mbrojtja kundërajrore.
Sipas burimeve mediatike vendase, disa shpërthime u dëgjuan pas mesnatës pranë aeroportit Bandar-e Jask, në pjesën jugore të vendit, ndonëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet apo pasojat e këtij incidenti.
Nga ana tjetër, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim njoftoi se Garda Revolucionare arriti të kapte në radarë një avion luftarak armik mbi ishullin Qeshm, duke e detyruar atë të linte zonën dhe të tërhiqej. Ndërkohë, agjencia Fars raportoi se shpërthimet e forta pranë Ngushticës së Hormuzit ndodhën gjatë kohës kur sistemet tokë-ajër të mbrojtjes iraniane lëshuan raketa në përpjekje për të zmbrapsur avionët luftarakë amerikanë.
Deri më tani, raportimet mbi kryerjen e sulmit nga ana e SHBA-së nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura. Po ashtu, mbetet ende e paqartë nëse nga shpërthimet dhe shkëmbimi i zjarrit ka persona të lënduar, viktima apo dëme materiale.
Publikuar:




