Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi idenë se Venezuela mund të bëhet pjesë e territorit amerikan, duke propozuar që ajo të shpallet si shteti i 51-të i SHBA-së. Deklarata u bë të martën gjatë një tubimi elektoral në Teksas, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit.
Në këtë aktivitet, Trumpi u shoqërua nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku prezantuan një cisternë të madhe me naftë bruto venezueliane, e cila sapo kishte mbërritur për përpunim në rafineritë e Teksasit.
Teksa evidentoi këtë dërgesë nafte, presidenti amerikan i kujtoi audiencës operacionin e ndërmarrë nga SHBA-ja në Venezuelë në fillim të vitit, përmes të cilit u kap ish-lideri venezuelian Nicolás Maduro.
Menjëherë pas kësaj, Trumpi hodhi propozimin për të ardhmen politike të vendit latino-amerikan:
“Le ta bëjmë shtetin e 51-të,” deklaroi ai para mbështetësve.
Kjo paraqitje vjen ndërsa fushata po hyn në javën e saj vendimtare përpara zgjedhjeve të mesmandatit, ku presidenti synon të konsolidojë bastionet tradicionale republikane përballë sfidave të forta nga kandidatët demokratë.
Publikuar:




