PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
27.10.2026

Ultimatumi i Kurtit për vrasjen e Arlinda Zekajt – 54 orë

◉ 6 lexime
Ultimatumi i Kurtit për vrasjen e Arlinda Zekajt - 54 orë

Kryeministri Albin Kurti u ka lënë 54 orë afat Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë për të dorëzuar raportin lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe për të sqaruar dështimet e mundshme institucionale. Ai paralajmëroi marrjen e masave ligjore për secilën hallkë përgjegjëse.

Gjatë fjalës së tij, Kurti e cilësoi reformën në drejtësi si një nevojë urgjente, duke iu referuar edhe kritikave të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian ndër vite. Ai kërkoi hetime ndaj vetë hetuesve, aktakuza për prokurorët dhe llogaridhënie për gjykatat, duke theksuar se sistemi aktual i drejtësisë duhet "të drejtohet". Në fillim të adresimit, kryeministri shprehu ngushëllime për familjen e viktimës, duke e quajtur vrasjen e saj një ngjarje që ka tronditur rëndë mbarë shoqërinë.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.