Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur shqyrtimin e dosjes mbi zinxhirin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, nën dyshimet për mosveprim dhe neglizhencë fatale që mund të kenë çuar në vrasjen e Arlinda Zekajt.
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, i cili bëri të ditur se ky organ tashmë ka marrë në dorë lëndën që targeton përgjegjësinë e mundshme ligjore të zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve të implikuar në këtë rast.
Paca: Po verifikojmë mosveprimet e zyrtarëve shtetërorë
Sipas kryeprokurorit Paca, shqyrtimi do të përqendrohet te dështimet procedurale dhe mosreagimi me kohë i autoriteteve:
„Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar në shqyrtim dosjen nën dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimeve të tyre, që ka ardhur deri te neglizhenca.“
Ndarja e hetimeve
Ndërsa Prokuroria Speciale do të hetojë në mënyrë specifike përgjegjësinë penale dhe disiplinore të mekanizmave të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit, Paca sqaroi se hetimi thelbësor mbi vetë aktin e vrasjes mbetet në kompetencë të Prokurorisë Themelore.
Publikuar:




