PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
06.11.2026

Xheneta me akuza të rënda ndaj Milaim Zekës –”Deshe të më shisje te shokët në Spanjë!”

◉ 142 lexime
Xheneta me akuza të rënda ndaj Milaim Zekës –"Deshe të më shisje te shokët në Spanjë!”

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në distancë mes opinionistit Milaim Zeka dhe ish-banores së formatit televiziv, Xheneta Fetahu, duke shkaktuar reagime të mëdha në rrjet pas akuzave të drejtpërdrejta mes tyre.

Gjithçka nisi pas një deklarate të Milaim Zekës gjatë një interviste në Top Albania Radio, ku ai komentoi reagimin që Xheneta kishte bërë ndaj Brikenës, e cila kishte pozuar me mbishkrimin “jam pronë private e Mateo Borrit”. I pyetur nëse Xheneta kishte të drejtë në kundërshtinë e saj, Zeka e hodhi poshtë me vendosmëri duke thënë: “absolutisht jo”, teksa shtoi: “Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”.

Deklarata solli reagimin e menjëhershëm të Xheneta Fetahut, e cila përmes një komenti publik hodhi akuza të forta ndaj Zekës, duke paralajmëruar publikimin e provave dhe duke i kërkuar të mos ia përmendë më emrin: “E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”.
#ShowBiz #MilaimZeka #XhenetaFetahu #TopAlbaniaRadio #BigBrotherVIP #Skandal #Reagim #LajmiIFundit #Aktualitet #Rozë

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.