Pas raportimeve të bujshme për vendimin e prokurorit Blerim Igrishta, i cili urdhëroi ndalimin 48-orësh të një qytetari pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, ka ardhur një reagim i ashpër publik nga redaktorja e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Gentiana Begolli, e cila e akuzon të njëjtin prokuror për padrejtësi të rëndë ndaj saj
Përmes një postimi të gjatë dhe me tone të drejtpërdrejta në Facebook, Begolli ka bërë të ditur se tash e gati dy vjet po përballet me procese gjyqësore, të cilat thotë se janë pasojë e një aktakuze të padrejtë të ngritur nga prokurori Blerim Igrishta, vetëm pse ajo kishte dalë në mbrojtje të institucionit publik ku punon prej më shumë se 23 vitesh.
Akuzat e redaktores së RTK-së dhe paralajmërimi ndaj prokurorit:
Aktakuza për mbrojtjen e RTK-së: Begolli pretendon se prokurori Igrishta nuk ngriti aktakuzë ndaj një personi që, sipas saj, ishte kapur në konflikt interesi dhe deklarim të rremë brenda RTK-së, por zgjodhi të ngrisë aktakuzë pikërisht ndaj saj, për shkak të qëndrimit që ajo kishte mbajtur për të mbrojtur institucionin nga shkeljet e ligjit. Ajo paralajmëroi se së shpejti do të bëjë publik edhe emrin e personit të përfshirë.
Lidhja me rastin e lopës në Graçanicë: Duke komentuar vendimin e fundit të po këtij prokurori për dërgimin në mbajtje të blegtorit 59-vjeçar se lopa e tij kulloti barin në oborrin e gjykatës, Begolli e cilësoi këtë si vazhdimësi të vendimeve skandaloze, duke shkruar: „Lopa le të kullotë barin, po ti mos mendo që mundesh me i lanë me kullotë vendimet e tua pa llogaridhënie!“.
Paralajmërimi për denoncime të tjera: Gazetarja e RTK-së i është drejtuar drejtpërdrejt prokurorit se nuk do të frikësohet e as nuk do të tërhiqet nga aktakuza, duke shtuar se e ka bërë „mision jetësor“ publikimin e çdo shkeljeje dhe veprimi të kundërligjshëm që ia atribuon atij.
#RTK #BlerimIgrishta #GentianaBegolli #Prokuroria #DrejtësiaNëKosovë #Kosova #Aktualitet #LajmiIFundit #Lajme
Publikuar:





