PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
25.10.2026

Fluks i lartë në Bërnjak: Serbët e Kosovës nisen drejt Serbisë për të votuar

◉ 5 lexime
Fluks i lartë në Bërnjak: Serbët e Kosovës nisen drejt Serbisë për të votuar

Kolona automjetesh prej disa qindra metrash janë regjistruar në pikën kufitare të Bërnjakut, teksa qytetarët serbë nga veriu i Kosovës i drejtohen Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Në pamundësi për të votuar brenda Kosovës-pasi qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit kosovar që nga viti 2023-qytetarët serbë do të ushtrojnë të drejtën e tyre në qendrat e caktuara alternative. Këto vendvotime janë ngritur në disa qytete të Serbisë afër kufirit, përkatësisht në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.