Një 19-vjeçar nga Shkupi është lënë në paraburgim në Bullgari, pas një tentative për të kaluar kufirin me një sasi të madhe parash të falsifikuara.
Gjatë kontrollit në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, autoritetet bullgare zbuluan 685 kartëmonedha të prerjeve 100 dhe 200 euro, me një vlerë totale prej 98,500 eurosh. Sipas raportimeve, paratë ishin të fshehura me kujdes brenda astarit të xhaketës së të riut.
Gjykata i ka caktuar atij masën e sigurisë "paraburgim" për shkak të rrezikut të arratisjes dhe dyshimeve të forta për përfshirje në veprimtari penale, pavarësisht pretendimit të të dyshuarit se nuk kishte dijeni që kartëmonedhat ishin false.
Publikuar:




