Mbrëmjen e 24 tetorit, rreth orës 22:20, një ngjarje e rëndë është regjistruar në bulevardin "Vidoe Smilevski Bato" në Tetovë. Një automjet i tipit "BMW", i drejtuar nga 42-vjeçari me inicialet D.S., ka goditur tre të mitur 16-vjeçarë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta ndalojë shoferin pak më vonë në rrugën "Nikolla Tesla". Pas testimit, rezultoi se 42-vjeçari po drejtonte mjetin në gjendje të rëndë të dehur, me 2,22 promilë alkool në gjak. Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën gjithashtu tri pako me marihuanë. Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar.
Nga ky aksident, njëri prej të miturve ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta, të cilat janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ndaj autorit pritet të ngrihet kallëzim penal.
Publikuar:




