PAK HUMOR. SHUMË ZHURMË.
26.10.2026

Nga e enjtja, në RMV dokumentet personale në telefon

◉ 7 lexime
Nga e enjtja, në RMV dokumentet personale në telefon

Nga kjo e enjte, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kalojnë në identifikimin digjital, duke pasur mundësinë të mbajnë letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në telefon përmes portofolit elektronik. Aplikacioni, i cili lansohet zyrtarisht të mërkurën (28 tetor), vë theksin te siguria e lartë dhe privatësia.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi veçoritë kryesore të sistemit të ri gjatë një paneli në Shkup:

Ndarje selektive e të dhënave: Ndryshe nga karta fizike që zbulon gjithçka, portofoli digjital i lejon përdoruesit të zgjedhin saktësisht cilat informacione duan të tregojnë (p.sh., në bankë apo lokale).

Siguria përmes QR Kodit: Identifikimi bëhet me një kod QR që skadon pas 10-15 sekondash. Kodi mund të skanohet vetëm një herë dhe kërkon lejen e përdoruesit për të kaluar të dhënat.

Integrimi Evropian: Ky është hapi i parë drejt portofolit digjital evropian. Në të ardhmen, aplikacionit do t'i shtohen vazhdimisht dokumente dhe shërbime të reja shtetërore.

Publikuar:

Raporto një gabim

Na trego çfarë duhet korrigjuar në këtë lajm. Mesazhi shihet vetëm në panelin e redaksisë. Mos përfshi të dhëna personale.